Partizani përmbyset nga Saburtalo, penalltitë…

Portieri Teqja nuk mjafton me dy penallti të pritura. të kuqtë mbyllin me europën.

Conference League: Partizani- Saburtalo 0-1 (1-0) (Guliashvili 53′) 4-5 penallti

Partizani ka dështuar të hedhë hapin për në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Pasi fituan në Gjeorgji 1-0 me një gol të Carës, ndeshjen e kthimit kryeqytetasit nuk arritën ta administronin siç duhet.

Një pjesë e parë e mbyllur pa gola me Saburtalon më kërkues dhe me më shumë dalje para portë së Partizanit, i cili shfrytëzonte kundërsulmet si dhe daljet e shpejta të Skukës dhe Rrapajt. Skuadra nga Gjeorgjia provoi disa herë me gjuajtje nga distanca, por pa mundur dot të shënojë. Në fund të kësaj pjese, një tifoz i vogël i Partizanit hyn në fushën e lojës duke bërë që ndeshja të ndërpritet per disa sekonda dhe më pas të vijojë normalisht.

Në minutën e 53′-të Saburtalo do të shënojë me anë të Guliashvilit pas një aksioni të shpejtë në zonën e Partizanit duke barazuar rezultatin e përgjithshëm.

Për të vendosur fatet e sfidës duhet të luhet përtej 90-minutëshit, madje edhe përtej dy shtesave.

Në serinë e 11-metërshave, Saburtalo do të tregohet më e saktë dhe do të sigurojë kualifikimin me 5 penallti të realizuara kundrejt 4 penalltive të sakta të Partizanit. Atanskoski, Rrapaj dhe Maget gabuan duke i hequr mundësinë Partizanit për kalimin në turin e radhës./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!