Vllaznia kalon edhe testin e tretë

Vllaznia bind dhe në testin e tretë, sot mundi Al Ahli të Katarit 2-1.

Vllaznia ka fituar miqësoren e tretë dhe të fundit përballë skuadrës së Al Ahli që militon në Superligën e Katarit me rezultatin 2-1. Shkodranët shënuan dy gola të shpejtë në minutën e 11′-të me Jonuzin dhe vetëm pas dy minutash dyfishon Kaina.

Formacioni titullar i Vllaznise në këtë ndeshje kishte disa ndryshime për t’i dhënë mundësi aktivizimi edhe lojtarëve me më pak minuta në këmbë (Qarri, Smajli, Juriç, Shehi, Hakaj, Alivoda, Jonuzi, Heriç, Kruja, Hoxhaj, Kaina).

Kujtojmë që Vllaznia ka fituar në Austri edhe në dy miqësoret e para me Triskirchen 1-0 dhe përballë Laftnitz 2-0 duke treguar se po kalon një moment pozitiv para ndeshjeve të Ligës së Konferencës përballë Universitatea Krajovë. /Sara Gjidiaj, Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!