Afron dueli, Tirana mision madhor para tifozerisë bardheblu

Champions/ Tirana- Dudelanzh (0-1) në aktin e dytë kualifikues. Nis në 20:00 në ‘Air Albania Stadium’

Orges Shehi, trajneri durrsak i Tiranës ka gati formacionin me të cilin do sfidojë në Arenën Kombëtare Dudelanzh. Në 20:00 bardheblutë me misionin për të kthyer atë humbje minilame ndaj luksemburgasëve të cilët asei nuk duhen nënvlerësuar.

Trajneri ka vendosur për lojtarët që do të luajnë nga minuta e parë. Kështu në mungesë të Limajt pezulluar nga UEFA (karton i kuq), do të jetë elbasanasi i ardhur këtë verë te kampionët Ardit Hila.

Me atë që është konstatuar në seancat e fundit, Shehi do ti besojë formacionit si në sfidën e parë ndaj kundërshtarit në transfertë.

Gjithësesi, stafi teknik ka gati të tjerë skenarë për ta dërguar skuadrën drejt biletës për në turin e dytë kualifikues.

Formacioni i mundëshëm:

Bekaj: Toshevski, Behiratçe, Najdovski, Ismajlgeci: Aleksi, Totre, Hila;Seferi, Xhixha, Devid de Silva (Hasani)

Do të gjykojë spanjolli Çesar Soto Grado./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!