Tirana-Dudelanzh (Live)

Tirana-Dudelanzh 1-2

Po luhet ndeshja e kthimit mes Tiranes dhe Dudelanzh ne ‘Air Albania’. E kthimit per Champions Legaue, faza me eleminim te drejtperdrejte….

Tirana-Dudelanzh në sfidën e tyre të kthimit. Skuadra nga luksemburgu fitoi ndeshjen e parë me rezultatin minimal 1-0 dhe sot kampionët e Shqipërisë do tentojnë përmbysjen e rezultatit për t’u kualifikuar në turin e dytë të Ligës së Kampionëve. Ndeshja luhet në stadiumin “Air Albania” dhe tifozeria bardheblu nuk mungon për të mbështetur skuadrën në këtë sfidë delikate.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Bekaj, Ismailgeci, Behiratçe, Najdovski, Toshevski, Hila, Aleksi, Totre, Xhixha, De Silva, Seferi
Trajner: Orges Shehi

Dudelanzh: Foks, Da Kosta, Skënderoviç, Diuf, Gashi, Shtumpf, Bojiç, Moren, Sinani, Hasan, Haxhi.
Trajner: Karlos Fanguero

Arbitër: Çesar Soto Grado (Spanjë)

Ndeshja…

7′ Rrezikon Dudelanzh para portës së Tiranës pas një gabimi të Toshevskit por tentativa e  lojtarit të Dudelanzh përfundon në duart e portierit Bekaj. Goditja e parë në kuadratin e portës i përket miqve nga Luksemburgu.

9′ Seferi avancon mjaft mirë me topin ndër këmbë dhe preferon të gjuajë direkt në portë por portieri i Dudelanzh bën heroin dhe devijon në momentin e duhur.

14′ Shtumpf ndëshkohet me karton të verdhë pasi shkaktoi një ndërhyrje të gabuar ndaj Seferit.

16′ Rasti më i mirë për Tiranën deri ne këto momente. Një kombinim i mirë mes Seferit dhe Da Silvës. Ky i fundit nuk arrin të realizoje vetem nga pak metra distancë.

20′ Një top i udhëhequr nga Xhixha në zonën e rreptësisë. Sulmuesi shmang portierin por rrëzohet në zonë dhe në këtë moment akordohet faull në favor të Dudelanzh pas një prekjeje të topit me dorë nga ana e Xhixhës.

21′ Da Silva tenton nga distanca por topi përfundon jashtë kuadratit të portës pa asnjë rrezik për portierin Foks.

32′ Pasime të shpejta nga ana e lojtarëve të Tiranës.Totre gjuan dhe topi përfundon në duart e portierit kundërshtar.

35′ Tjetër situatë e rrezikshme në zonën e Tiranës. Dudelanzh shfaqet rrezikshëm por topi përfundon në goditje nga këndi.

45+1′ Me fat Tirana në këto momente. Rrëmujë në zonë dhe një gjuajtje nga lojtari i Dudelanzh që përfundon jashtë.

Mbyllet pjesa e pare
Tirana 0-0 Dudelanzh

49′ Shënon skuadra e Dudelanzh me një gol nga distanca të realizuar nga Bojiç.

60′ Dyfishon Dudelanzh. Sinani dërgon topin në rrjetë.

77′ Xhixha shënon për Tiranën duke ngushtuar rezultatin.
Mbyllet ndeshja Tirana 1-2 Dudelanzh

Golat:

49′ Shënon Dudelanzh (Bojiç)
60′ Gol Dudelanzh (Sinani)
77′ Shënon Tirana (R. Xhixha)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!