Tirana ndaj Dudelanzh, tri ekipe shqiptare…

Tirana dhe tri ekipe të tjera shqiptare zbresin në fushë sot, në kualifikueset e Champions dhe Conference League.

Në 20:00, vëmendje maksimale te dueli Tirana- Dudelanzh në Arenën Kombëtare. Bardheblutë do duhet të rekuperojnë humbjen 1-0 të takimit të parë.

Ekipi shqiptar Shkupi, nga Maqedonia e Veriut, ka fituar 3-0 duelin e parë. Luan të kthimit kundër Lincoln Red Imps në transfertë.

Ndërkohë, Ballkani i teknikut Daja në një provë të vështirë ndaj Zhalgiris Vilna në stadiumin ‘Vilniaus LFF’. Skuadrat kanë barazuar 1-1 në Prishtinë .

Ndeshjet e kthimit, turi i parë eliminator Champions League:

Rigas Futbol skola- HJK Helsinki

Zhalgiris- Ballkani

Karagak-Leh Poznan

Linkoln Red Imps- Shkupi

Sherif Tiraspol- Zrinjski

Tirana- Dudelanzh

Hibernians- Shamrok Rovers

Sutjeska-Ludogorets

Vikingur- Malmo

Ndërkaq, Drita- Inter Turku (0-1) luan për Conference League në 20:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!