Verstapen: Sprint argëtues, sot para tifozëve do…

Gara e sotme për Botërorin 2022 do të jetë e 11-ta e cila përkon me gjysmën e atyre që janë planifikuar 22.

Formula 1 ka hyrë në ‘shina’. Në pistën e Spielberg të Austrisë, me fillim orën 15:00, gara e sotme, pritet të jetë ndyshe nga ajo e sprintit zhvilluar dje.

Ndërsa pilotët e Ferrarit, Leklerk dhe Sainz po luftonin për vendin e dytë në Garën e Sprintit, ishte Maks Verstapen ai që shfrytëzoi rastin për t’u larguar nga ndjekësit dhe për të fituar Garën Sprint në Spielberg.

Holandezi përpos 8 pikëve që i shtoi në llogarinë e tij si lider i Botërorit, u argëtua dhe argëtoi tifozët:

“Është e mrekullueshme të shohësh të gjithë këta tifozë, ishte një garë e mirë dhe ne patëm një ritëm të mirë. Sprintet duhet të jenë të tilla, argëtuese dhe të shtyjnë nga fillimi në fund.”, tha holandezi./Sportiim.al/

Nisja:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!