Leklerk mposht Verstapen në Austri

208 pikë për Verstapen që kryeson Botërorin, Lekrek ndjek me 170.

Nga Australia në Austri: saktësisht tre muaj pas fitores në Melburn – 10 Prill – Sharles Lekler rikthehet në shkallën më të lartë të podiumit në Spielberg me një fitore (e treta e sezonit) për Çmimin e Madh në Formula 1.

Kështu, shtatë ditë pas fitores së Sainz në Silverston të Anglisë, Ferrari përsëritet në Austri ndërsa në garën numër 11-të të Botërorit, Sharls Leklerk ia del të fitojë duke lënë prapa kampionin e botës në fuqi Maks Verstapen.

Suksesi i pilotit nga Monako erdhi me sakrifica pasi në fund, Leklerk i rezistoi një problemi me gazin e makinës.

Ndërkaq rikthehet në podium 7 herë kampioni i botës Luis Hamilton. Vendi i tretë për pilotin britanik të Mercedes.

Gara e Karlos Sainz përfundon katërmbëdhjetë xhiro larg vijës së finishit, i tradhtuar nga F1-75 e tij, e cila gjithashtu është në zjarr. Vendi i katërt për Xhorxh Rasëll përpara Esteban Okon dhe Mik Shumaker. Ky i fundit u shpall piloti i ditës./Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!