Tirana thyhet…lehtë

Dudelanzh- Tirana 1-0 (Hasan 71′)

Disa tentaiva të Xhixhës nuk mjaftojnë, kampionia e Shqipërisë humb minimalisht në të vajtjes.

Tirana ngel në klasë. Në duelin me Dudelanzh, humbur 1-0 me një gol të Hasan në të 71′, skuadra bardheblu nuk tregoi asgjë nga arsenali i saj i sezonit të kaluar.

E pompuar mediatikisht, kampionia e Shqipërisë në fuqi, u vendos në vështirësi që në minutat e para të takimit të luajtur këtë mbrëmje në transfertën luksemburgase. Edhe pse tifozë të shumtë bardheblu u gjënden pranë skuadrës, formacioni i Shehit asnjëherë nuk u ngjit në lartësi.

Në minutën e 54′ Kirsh la vendasit me 10 futbollistë por Tirana nuk diti të shfrytëzojë. Më keq akoma teksa në të 68′, Vesel Limaj, merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë bardheblutë në 10 vetë.

Në këtë pikë të ndeshjes, kampionët e Luksemburgut arrijnë të marrin suksesin ndërsa tri minuta më vonë shënojnë golin e vetëm të takimit.

E kthmit për turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve në Tiranë në 12 korrik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!