Tirana harron lojën e dobët në të vajtjes, premton kualifikimin
Tirana- Dudelanzh (0-1) të martën ora 20:00 në ‘Air Albania Stadium’. Gjykon: Çesar Soto Grado, Spanjë.
Në vigjilje të ndeshjeve të kthimit, përpos Vllazninë që nis nga turi i dytë, skuadrat e tjera të Superiores, janë të gjitha në momente deçizive. Tirana në Champions, Laçi dhe Partizani në Conference, mbërthyer nga emocionet e kalimit të turit të parë eliminator.
Kështu, bardheblutë e Orges Shehit, do duhet të rekuperojnë një gol ndaj Dudelanzh të martën në Arenën Kombëtare. Kampionët e Shqipërisë janë duke u përgatitur me efikasitet të lartë e për të qenë totalisht gati ndaj luksemburgasëve “enigmatikë”.
Ndonëse Seferi dhe portieri Bekaj deklaruan sot për mediat, se Tirana do ta mundë thellë kundërshtarin, ndeshja e vjatjes tregoi se formacioni i Shehit, ishte hija e vetëvetes.
Madje jo vetëm futbollistët në fushë por dhe stafi teknik u duk se çaloi. Dy “shkatërrues ” (Limaj, Aleksi), një Devid de Silva përpara me rendiment zero teksa përpara ishte dyshja Xhixha-Seferi dhe asnjë ndërhyrje në modul apo përshtatje (disa minuta Tirana luajti me një futbollist më shumë), dashje pa dashje, evidentojnë mjegullnajën e pankinës shqiptare në Luksemburg.
Gjithësesi durim. Dudelanzh duhet kaluar domosdoshmërisht. E nëse Tirana do gjejë qartësinë, të shtojë grintën sportive, të mbështetet fort nga tifozeria pse jo dhe një gjykim korrekt, gjithëçka arrihet. Fundja Tirana duhet të bëjë Tiranën kampione të Shqipërisë./Sportiim.al/