Sot/ Abakarov në finale për të ‘Artë’, Ylli mbërrin në Oran

Nga 25 qershori deri në 6 korrik ‘Lojrat Mesdhetare Oran 2022’. Delegacionit i bashkohet edhe kreu i KOKSH Fidel Ylli.

Pas Zelimkhan Abakarov, çeçenit me pasaportë shqiptare i cili sot në orën 19:30 do të përballet në finale me egjiptianin Yehia Hafez në mundje (65 kg) një tjetër i huaj por me shtetësi shqiptare arrin të kualifikohet në ‘Top 8’.

Bëhët fjalë për Matvei Petrov ruso-shqiptari teksa kualifikohet për finale në 8-të më të mirët në disiplinën e kalit me doreza.

Në “Lojrat Mesdhetare Oran 2022” përpos Evangjeli Veli e cila rezultoi pozitiv me COVID-19 ndërsa ka humbur mundësinë e garimit, të tjerë sportistë pritet ti japin tonin objektivave të Shqipërisë.

Briken Calja (dëmtuar) shfaqet si trajner i Erkand Qerimajt në shtangë. Shkodrani kanditat potencial ndërsa Luiza Gega në atletikë, gati për të arritur te zona e medaljeve mesdhetare.

Luiza do të garojë në 3000 metra me pengesa, ky synon të përsërisë triumfin e Lojrave Mesdhetareve në Tarragona të Spanjës në 2018.

Mbretëresha e Atletikes shqiptare në 19 qershor përmirësoi rekordin kombëtar dhe theu atë ballkanik në Krajovë të Rumanisë (3000 m/p dhe 5000 m) /Sportiim.al/


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!