‘Pekin 2022’ mbyll me paradë, Milano merr stafetën

Mbi 3 mijë sportistë nga 91 vende të botës mbyllin Lojrat Olimpike Dimërore në Pekin. Ceremonia në kryeqytetin e Kinës.

Kështu pas 16 ditëve Pekin 2022 ul qepenin ndërsa në stadiumin kombëtar në Pekin u mbajt ceremonia mbyllëse e edicionit të 24-të të Lojërave Olimpike Dimërore. 

Mbyllja spektakolare ndërsa nuk mungoi një paradë përshëndetëse e sportistëve nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.

Në fund të ceremonisë, Flamuri Olimpik u ul dhe iu dorëzua Italisë, organizatore e Lojërave të ardhshme Olimpike Dimërore 2026.

Presidenti i IOC Bach, ua dorëzoi Flamurin Olimpik, Salës dhe Gedinës, kryebashkiakë të Milanos dhe Cortinës, në funksion të Lojrave Olimpike Dimërore 2026.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!