Kukësi afron sulmuesin e Pelister

Në një njoftim të ditës së premte, Kukësi bëri me dije se ka afruar sulmuesin Jakup Berisha.

Sipas klubit, sulmuesi anësor ka firmosur për tri vite me verilindorët që drejtohen nga Skënder Gega.

Njoftimi:

” Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi Jakup Berisha është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Sulmuesi i krahut ka firmosur me klubin një kontratë 3 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Sulmuesi 22-vjeçar vjen nga kampionati maqedonas, ku së fundmi ishte pjesë e Pelister. Në të shkuarën, Berisha ka luajtur edhe me ekipe si Shkëndija e Tetovës, Shkupi e Vardari ndërsa ka qenë edhe pjesë e moshave të ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!