Vllaznia prezanton mbrojtësin kroat…

Marko Juriç figuron futbollisti më i ri i Vllaznisë së Shkodrës. Pas Shehit, Boshnjakut, Vulajt, qëndërmbrojtësi firmosi sot me kuqeblutë një kontratë 1+1.

Kroato-boshnjaku ishte pjesë e Shiroki Brijeg ndërsa eksperienca e 27 vjeçarit pritet të ndihmojë shkodranët në europë e kampionat. Klubi e prezantoi në rrjete sociale.

Njoftimi:

‘KF Vllaznia ka kënaqësinë që të njoftojë se nga sot pjesë e tij do të jetë edhe futbollisti Marko Juriç. Mbrojtësi 27 vjeçar që dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e ekipit Siroki Brijeg, tashmë është veshur kuqeblu. Mes klubit tonë dhe lojtarit që luan në qendër të mbrojtjes, është firmosur një kontratë njëvjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.
Welcome Marko Juriç!’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!