Partizani nuk ndalet, Atanaskoski i majti i kuq…

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin David Atanaskoski. Mbrojtësi i majtë bashkohet me të kuqtë pas eksperiencave të fundit te Shakter Karaganti në Kazakistan dhe Makedonija Gjorce Petrov.
25 vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar me Partizanin një kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon dhe menjëherë do ti bashkohet skuadrës në Slloveni.”, shkruan klubi i Partizanit
