Galiani: I pa vaksinuar, shpëtova falë mjekut që nuk më intuboi

Gjatë intervistës së gjatë të dhënë për rubrikat e Sette, një revistë javore e Corriere della Sera, Adriano Galiani, CEO i Monzas, në pritje të sezonit të parë historik në Serie A rishikoi momentet e vështira në planin personal, të përjetuara në vitet e fundit.

Për shkak të COVID-19: “Kisha shumë frikë. Nuk isha vaksinuar, sepse nuk kishte ende doza gati. Kisha pneumoni dypalëshe. Më shpëtoi profesori Alberto Zangrilo, i cili nuk më intuboi.

Kisha deri në 10 litra oksigjen. Përpara meje kalonte gjithë jeta ime e shkuar. Njëmbëdhjetë ditë në terapi intensive. Nuk jam më Adriani që isha më parë. Jam shumë më pak i zemëruar. Prioritetet e mia kanë ndryshuar, jam më i qetë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!