Ançeloti pozitiv, Realin e drejton Davide

COVID-19 i larguar? Karlo Ançeloti sipas mediave iberike dhe italiane ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe nuk do të jetë në stol të shtunën në ndeshjen që Real Madrid do të luajë në Balaidos ndaj Selta Vigos për La Liga.

Ndërkohë duket shumë e vështirë për trajnerin italian të rikuperohet në kohë edhe për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League të cilën klubi nga Madridi do ta zhvillojë jashtë.

Çelsi- Real Madrid, planifikuar pas një jave në ‘Stamford Bridge’ me shumë gjasa do të drejtohet nda djali i Karletos, Davide Ançeloti./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!