‘Wanda’ largohet nga Madridi, stadiumi pa …emër

Epoka e Wanda Metropolitana ka marrë fund. Jo për sa i përket stadiumit të Atletiko Madridit, i ndërtuar vetëm pak vite më parë, por për emrin e objektit, i cili, siç raporton AS, së shpejti do të ndryshojë.

Kontratës mes Atletiko-s dhe kompanisë kineze Wanda, i ka ardhur fundi dhe për shkak të rregullave të reja të qeverisë kineze, e cila preferon të minimizojë investimet jashtë vendit.

Kësisoji kompania nuk do të jetë në gjendje të rinovojë marrëveshjen me colchoneros, Në fakt kompania i ka paguar 50 milionë në pesë vitet e fundit për emërtimin e stadiumit.

Kështu nis një epokë e re e stadiumit vendas të Atletiko-s, me klubin që po punonte për të gjetur një sponsor të ri që mund të emëronte stadiumin në Madrid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!