Romeu: Nuk e marrim dot Levandovskin…

Eduard Romeu, zëvendës president i Barcelonës, foli për Cadena SER lidhur me mundësitë reale të blerjes së Robert Levandosskit:

“Nëse është një kërkesë nga trajneri ne jemi në gjendje të bëjmë detyrën tonë. Do të përpiqemi me të gjitha mënyrat për të marrë.” Romeu më pas shtoi:

“Duke marrë parasysh që nuk jemi brenda parametrave të Fair Play Financiar të LaLiga-s, derisa të jemi në gjendje të amortizojmë trefishin e asaj që do të kushtonte blerja e tij, nuk do të jetë e mundur ta marrim ”.

Dhe shtoi: “Të ardhurat do të duhet të vijnë nga mekanizmat e miratuar dhe jo nga ato që kishim miratuar më parë nga Barça Studio. Nga tani deri më 30 qershor duhet të mbyllim një operacion që do të na japë një rezultat pozitiv për këtë vit.

Sidomos ajo e të drejtave televizive, një shitje prej dhjetë për qind do të ishte gjëja më e shpejtë. Janë fonde të huaja”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!