Verstapen fituesi i Çmimit të Madh të Bakusë

Maks Verstapen në shkallën më të lartë të podiumit në Baku Azerbajxhan. Fitorja e pestë sezonale për kampionin në fuqi të Red Bull-it e 25 ta për holandezin i cili vijon të shkojë drejt titullit të dytë me njëvendëshën e tij numër ‘një’.

Pas tij shoku i skuadrës meksikani Serxhio Perez ndërsa veç podiumit si i dytë merr edhe pikën e pilotit më të shpejtë në pistë.

I treti anglezi i Mercedes Xhorxh Rasëll. Spektakolar mercedesi tjetër Luis Hamilton i cili u nis i 7-ti dhe përfundoi i 4-ti. Veçse në daljen nga makina 37 vjepari , 7 herë kampion bote u duk në vështirësi duke aluduar për probleme në makinë…

Garë për tu harruar për Ferrarin. Probleme hidraulike për Karlos Sainz, i cili largohet në xhiron e nëntë.Leklerk nist mirë kur dritat fiken, por Perez e paraprin atë në pikën e frenimit në kthesën e parë dhe merr epërsinë.

Perez menjëherë shtyn shumë fort ndërsamonegasku i Ferrarit duhet të mbrohet nga Verstapen kur DRS është në përdorim. Rusëll, Gasli, Hamilton, Tsunoda dhe Alonso ndjekin në distancë kuartetin kryesor që “bën” garën.

Në fund të xhiros së nëntëmbëdhjetë, nga motori i makinës F1-75 të Leklerk del tym dhe e kthen makinën e dytë të Ferrarit në bokse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!