Leklerk, poli i gjashtë sezonal…


Çmimi i Madh i Formula 1 në aktin e tetë të këtij Botërori do të zhvillohet të dielën në Azerbajxhan. Në pistën qytetase të Bakusë shkëlqen piloti i Ferrarit Leklerk.

Në provat zyrtare të ditës së sotme u pa një tjetër super performancë nga Sharls Leklerk, i cili po tregohet gjithnjë e më shumë një njeri kualifikues.

Poli i tretë radhazi, i gjashti nga tetë këtë sezon për monegaskun që është i kënaqur me golin e arritur në funksion të GP-së së Azerbajxhanit:

“Xhiro ishte i mirë, të gjitha polet janë të mira, por nuk e prisja këtë sepse unë mendova se Red Bull ishte më i fortë. Në xhiron e fundit bashkova gjithçka dhe arrita të kap këtë kohë.

Jam i emocionuar për nesër, menaxhimi i gomave do të jetë thelbësor dhe ne jemi përmirësuar me ritmin e garës. Të bësh mirë pas asaj që ndodhi në Monako do të jetë thelbësore,” tha Leklerk.

Ndërkohë i dyti do të niset Red Bull-i i Serxhio Perez ndërsa në pozicionin e tretë shoku tij i skuadës Maks Verstapen.

Kampionati kryesohet nga kampioni i botës në fuqi Verstapen me 125 pikë. Ndjekin Leklerk me 116 dhe Serxhio Perez me 110 pikë/Sportiim.al/

Radha e nisjes:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!