Maks nuk ka rivalë, fiton në Montreal

sportiim2

Fitorja e 6-të në këtë Botëror dhe e 26-ta në karrierë për Maks Verstapen.

Maks Verstapen me Red Bull fiton Çmimin e Madh të Kanadasë i cili rikthehet të presë një garë zayrtare pas tri vitëve.

Holandezi në raundin e nëntë të Kampionatit Botëror të Formula 1 jep dhe njëherë sinjalet se titulli i dytë i tij është fare pranë. Mjaft mirë Luis Hamilton i cili ngjitet në podium për herë të dytë këtë Botëror..

Piloti holandez u reziston sulmeve të Karlos Sainz dhe triumfon në Montreal përpara Ferrarit të spanjollit dhe Mercedesit të Hamilton.

Vendi i katërt përfundoi për Rasell i cili arrin të mbajë pas një super Leklerk, i cili u nis i nëntëmbëdhjeti dhe përfundoi i 5-ti.

?>