Seria A inovacion për …titullin
Kalendari i sezonit të ardhshëm të Serisë A (13 gusht 2022 – 4 qershor 2023) do të zbulohet më 24 qershor dhe mund të ketë një lajm të rëndësishëm inovator.
Në Këshillin e fundit të Ligës së Serisë A, klubet vendosën t’i kërkonin FIGC, në rast të barazimit në pikë për titullin dhe rënjën, të luhet një takim ekstra mes skuadrave në të dyja kahet.
Pra jo më ndeshje kokë më kokë dhe diferencë golash, por një ndeshje e vetme finale për të caktuar titullin ose për të vendosur rrëzimin (nëse ka tre ose më shumë skuadra të barabarta, klasifikimi i shkëputur do të jetë ende i vlefshëm).
Për më tepër, si në sezonin e përfunduar së fundmi, kalendari do të mbetet asimetrik: raundi i dytë do të jetë krejtësisht i ndryshëm nga ai i parë.
Ndërkaq, për të dekretuar skuadrat e kualifikuara në Ligën e Kampionëve, Europës dhe Konferencave do të jetë ende i vlefshëm kriteri i klasifikimit ‘avulsa’ (si më parë)/Sportiim.al/