Milan ndërron pronësi, RedBird…

Sot me 1 qershori 2022 Milan kalon nga pronësia e Fondit Elliot te ato të RedBird Capital.

Siç ishte kuptuar një ditë më parë, ku ishte regjistruar rikthimi në Milano i Gerry Cardinale, numrit 1 të RedBird, këtë të mërkurë erdhi dhe lajmërimi zyrtar, për firmat në kontratën paraprake të shitblerjes. Në komunikatën zyrtare shkruhet “RedBird Capital Partners dhe Elliot Advisors UK Limited lajmërojnë se kanë nënshkruar një akord përfundimtar për blerjen nga ana e RedBird të Shoqërisë së Futbollit Milan, kampion i ri i Serie A.

E gjitha procedurat e kalimit të pronësisë nga njëra palë te tjetra do të ndodhë gjatë verës. Akordi që e vlerëson klubin 1.2 miliardë parashikon që Elliot të ruajë një përfaqësim financiar minorancë në klub, si dhe disa përfaqësues në Këshillin e Administrimit, duke konsoliduar kështu një partnership mes RedBird dhe Elliot.Ajo do ti japë vazhdimësi punës së mirë të klubit nën drejtimin e Elliot në 4 vitet e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!