Asllani te Inter në fillim javë
Mesfushori Empolit dhe Kombëtares kuqezi Kristjan Asllani i ka ndezur dritën jeshile Interit për të nisur bisedimet me klubin toskan për kartonin e tij.
Elbasanasi ndërsa shkëlqeu me Empolin në edicionin që sapo u mbyll, figuron në krye të listës së deshirave të Simone Inzagit dhe Marota duket se po ia plotëson dëshirën.
Mësohet se agjenti i lojtarit dhe përfaqësuesit e Interit kanë arritur pakt-marrëveshjen e shumëpritur. Pas kësaj, bisedimet zhvendosen në tryezën me Empolin ndërsa zikaltërit ofrojnë 9.5 milion euro.
Transferimi zyrtar mund të vijë fill pas ndeshjes së ditës së hënë mes Shqipërisë dhe Estonisë. Kristjan Asllani pritet të jetë sot tiullar ndaj Izraelit për Ligën e Kombëve dhe pas tri ditëve në testin me estonezët./Sportiim.al/