Reja optimist, Berisha: Këtu nis Europiani ynë

Reja dhe kapiteni Berisha folën para ndeshjes së sotme që Shqipëria do të zhvillojë në Islandë me vendasit për Ligën e Kombëve.

Reja:

Sa jemi rritur në epokën Reja, a jemi gati për një hap më tej? “Që nga momenti që kam nisur me ndeshjen me Islandën, kemi pasur një rritje cilësore, por edhe në rezultate. Jemi këtu për të arritur diçka më të mirë. Padyshim që sa më shumë zhvillohesh, aq më e vështirë bëhet për të arritur gjendjen optimale maksimale.

Padyshim që të gjitha ekipet që janë në këtë grup si Izraeli si Islanda pretendojnë që të jenë favorite me largimin e Rusisë. Megjithatë kjo e gjitha do tregohet në fushë dhe ne duhet të bëjmë gjënë më të mirë, për të treguar që jemi favorit jo vetëm në mendim, por edhe në fushë”, ndër të tjera Reja

E.Berisha:

Situata në grup para kësaj ndeshjeje me Islandën? -“Kemi pasur kohë mjaftueshëm për t’u përgatitur për këtë ndeshje dhe besoj që jemi gati të bëjmë një ndeshje të bukur.

Kemi treguar futboll të mirë edhe në ndeshjet e kaluara, përfshi këtu edhe miqësoren ndaj Spanjës. Edhe nesër duhet të bëjmë një ndeshje të zgjuar, pasi kundërshtari është mirë fizikisht. Megjithatë ne do të hyjmë në ndeshje për të fituar dhe për të shpresuar në një kualifikim në Europian.”

A është një bonus fakti që Islanda nuk po kalon një moment të mirë?- “Me siguri që këtu në shtëpi Islanda është gjithmonë e rrezikshme. Edhe në ndeshjen e fundit në Izrael ishin duke fituar, pasi kanë cilësi. Megjithatë ne do të shohim rrugën tonë, pasi jemi përgatitur dhe kemi kualitetin e duhur për të fituar.”

Me largimin e Rusisë, a është Shqipëria favorite për vendin e parë? -“Unë mendoj se edhe me Rusinë, ishim kandidatë për të fituar grupin. Tani është e njëjta gjë dhe ne duhet jo vetëm të fitojmë grupin, por edhe të sigurojmë kualifikimin në Europian. Çdo gjë tjetër do të jetë një dështim, pasi i kemi të gjithë mundësitë të luajmë një tjetër Europian.”

A mendoni se ka ardhur koha për të marrë rezultat pozitiv këtu në Islandë? -“Shpresoj shumë, pasi e thashë edhe më herët që Islanda është shumë e vështirë këtu në shtëpi. E kujtoj shumë mirë ndeshjen e 2012-ës dhe aty u komplikua rrugëtimi ynë drejt Botërorit. Tani shpresoj të jetë e kundërta dhe të nisim rrugën drejt Europianit”, tha garidani i portës kuqezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!