Shqipëria, ka festë kuqezi në Islandë

Në 20:45 në Rejkjavik të Islandës, Shqipëria nis fushatën kualifikuese të Ligës së Kombëve. Pjesë e Grupit 2 të Ligës B, kuqezinjtë duken mjaft të karikuar për të kërkuar rezultatin pozitiv pikërisht ndaj Islandës vendase.

Ndërkohë prej disa orësh sipas raportimëve që vijnë nga ishulli i largët, është ndezur atmosfera rreth skuadrës kombëtare.

Tifozë shqiptarë me banim në Islandë por dhe në vende të tjera europiane i janë bashkuar skuadrës së teknikut Edi Reja për ti dhënë shtysën e duhur nga shkallët e stadiumit.

Foramacioni i mundshëm:

Berisha; Balliu, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj; Gjasula, Abrashi, Çekiçi; Cikalleshi, Seferi.

Video:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!