Marini drejtor te Partizani

U fol për disa emra por në fund Partizani ka zgjedhur dhe zyrtarizuar menaxherin e njohur Elton Marinin si drejtorin sportiv. Ish-sulmuesi i Partizanit ka nisur nga puna dhe do të jetë përgjegjës për merkaton e të kuqëve.

Ndërkohë sot Elton Marini është prezantuar nga presidenti Gaz Demi ndërsa klubi e ka publikuar lajmin në rrjete.

FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Elton Marinin i cili është zyrtarisht Drejtori Sportiv i të kuqve. Marini është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës. Ish lojtari i Partizanit dhe menaxher i suksesshëm Elton Marini rikthehet të jetë pjesë e familjes së kuqe tashmë në postin e Drejtorit Sportiv.

Falë bashkëpunimit të hershëm me Elton Marinin pjesë e Partizanit ka qenë sulmuesi i njohur Kaleb Ekuban, dhe aktualisht sulmuesi Xhuliano Skuka. Me 16-të herë kampionët e Shqipërisë si lojtar Marini është aktivizuar përgjatë viteve 1995,1996, 1997 dhe 1998.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!