Zyrtarizimi/ Shehi edhe për një sezon te Tirana

Tirana kampione e Shqipërisë për edicionin 2021-22 e nis me konfirmimine trajnerit Orges Shehi. Klubi ka zyrtarizuar lajmin në faqen zyrtare në facebook teksa thuhet se skuadra i është besuar sërish trajnerit që i shpalli kampion.

Postimi:

“Orges Shehi do të vijojë të jetë pjesë e bardhebluve edhe në sezonin e ri. Tekniku dhe presidenca kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit. Puna e mirë, karriera e pasur dhe fitimi i titullit të 26 të klubit si edhe i pari i tij personal si trajner e mbajnë Shehin në krye të bankinës bardheblu edhe në sezonin e ardhshëm”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!