Longo largohet nga Kukësi

Bashkë me Longon largohen edhe ndihmësit Amedeo Di Late e Andrea Kardinale.

Kukësi dhe Diego Longo ndajnë rrugët. Largimi i italianit nga kreu skuadra verilindore u bë publike nga vetë klubi me anë të një komunikate në profilin e tij zyrtar të rrjetit social “Facebook”.

Në fakt tekniku italian ishte në përfundim të kontratës dhe palët nuk e kanë parë të udhës të ulen për të synuar një periudhë të re bashkëpunimi.

Ndërkaq veç klubit edhe trajneri Longo ka publikuar një status falënderues.

“Komunikoj se kam vendosur në dakortësi me Kukësin të ndërpresim eksperiencën së bashku. Falënderoj lojtarët dhe stafin për këtë vit fantastik dhe aventurat e shumta të kaluara së bashku, i uroj më të mirën klubit në Shqipëri dhe në Ligën e Konferencës” shkroi Longo duke i dhënë paraprakisht “Kupën” Laçit, e thumbuar krerët e klubit për objektiv të arritur prej tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!