Laçi befason Guindon, kthehet Prengaj
Nuk ka kohë për pushime. Kurbinasit e Klub Futboll Laçi, në arritjen e tyre historike teksa 3 javë nga fundi u shpallen zyrtarisht nënkampionë në Superiore, sot 24 orë pas epilogut të edicionit të 83- Kombëtar, u shqafen në ‘Intearnacional’.
Trajneri i parë Shpëtim Duro, ndihmësit Klevis Hima, Sero Noka, trajneri i portierëve Kujtim Shtama, shefi i mjekësisë së klubit Dario Zrniç u befasuan jo pak pasi vetë futbollistët para startit të seancave përgatitore në sherbim të finales së Kupës me Vllazninë, kishin përgatitur një surprizë modeste.
Ajo i përkiste ‘Këpucës së Artë” 2021-22 Saliu Guindo i cili me fanellën e Laçit ia doli të shënojë emrin te kjo ranglistë.
Ndërkaq ajo që u duk si risi e ditës ishte rikthimi i sulmuesit Fatmir Prengaj te skuadra. Sulmuesi i ri ishte në huazim që nga janari te Erzeni i Shijakut duke ndihmuar ekipin e Nevil Dedes të ngjitej për herë të tetë në Superiore. /Sportiim.al/