Demi hap thesin, Partizani që tani për …titullin

Partizani me atë ecuri fantastike në fazën e 4-ët, pas epilogut të kampionatit, arriti objektivin minimal por parësor për klubin e famshëm shqiptar.

Bileta europiane në Conference League, misioni i radhës për të kuqtë që sikundër Tirana e Laçi (në pritje bileta e 4-ët) do duhet të nisin shpejt me përgatitjet kontinentale.

Në fakt ky sukses, nuk ka kaluar pa u ‘duartrokitur’ nga presidenti Gazmend Demi. Filimisht kreu i kuq, ka konfirmuar trajneri Dritan Mehmeti dhe më pas financa e klubit ka kaluar pagat e fundit te llogaritë e futbollistëve dhe stafeve.

Bëhët fjalë për 3 muaj dhe një muaj tjetër avancë.Gjithësesi lajmi mbetet për tu konfirmuar nga vetë klubi, por Sportiim.al në rrugë besueshmëre, ka arritur te mësojë se Demi e ka hapur “thesin”.

Madje sipas burimëve vetë Demi u ka komunikuar futbollistëve se edicionin e ri 2022-23 do t’ju qëndrojë më afer duke hedhur kartën e objektivit titull./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!