Saliu Guindo “Këpuca e Artë” 2021-22

Me shifrat zyrtarë 19 gola (në fakt janë 20), sulmuesi Laçit, Saliu Guindo shpallet “Këpuca e Artë” e sezonit futbolllistik 2021 -22.

Futbollisti nga Mali ishte në garë me Taulant Seferin e Tiranës që realizoi sipas FSHF-së po aq gola 19 (në fakt 18, një gol i shtuar në Tirana-Dinamo 4-0, redaktori) por në fund verdikti përcaktoi 25 vjeçarin bardhezi si fituesine këtij edicioni.

Kështu pas Altin Çukos në sezonin 1996 me 21 gola dhe Kirian Nuabuezes në 2020 me 24 gola, Saliu Guindo bëhët futbollisti i tretë me uniforëm e Laçit që fiton Këpucën e Artë” shqiptare.

Rregullorja e FSHF-së e përcakton qartë se në rast barazimi të një apo më shumë futbollistëve në gola të realizuar triumfon ai (ajo) që ka luajtur më pak minuta.

“Nëse në përfundim të kampionatit kombëtar të futbollit, Abissnet Superiore, rezultojnë dy ose më shumë lojtarë me të njëjtin numër golash, zbatohen kritiret në vijim:

  • Golashënuesi më i mirë është lojtari që ka raportin (gola të shënuar gjithsej) për mbi (ndeshje të luajtura gjithsej) në sezonin përkatës, më të madh.
  • Golashënuesi më i mirë është lojtari që ka raportin (gola të shënuar gjithsej) për mbi (minuta të luajtura gjithsej) në sezonin përkatës, më të madh.
  • Nëse edhe pas zbatimit të kritereve më sipër ka baraspeshë, atëherë për të përcaktuar golashënuesin më të mirë FSHF do të hedhë short për të shpallur golashënuesin më të mirë të sezonit futbollistik”. /Sportiiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!