Titulli zyrtar, Tirana në festë

Ishte shpallur prej javësh kampione e edicionit futbollitik 2021-22. Që kur mundi Partizanin 1-2 në javën e 33-të por sot Tirana mori zyrtarisht titullin nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Armand Duka i dorzoi kapitenit Hoxhallari trofeun zyrtar dhe më pas të gjithë në radhë për medaljet e kampionit…

Ndaj Kukësit u luajt me seder, shpesh me grintë por në fund festuan verilindorët. Në fakt festa e madhe pikërisht pati pikënisjen fundin e takimit teksa Armand Duka dorzoi trofeun te ekipi bardheblu. Më pas radha e parakalimeve dhe axhendës argëtuese.

Ndërkohë titulli 26-të duket se u kontestua sërish sot nga mbështetësit pasi në shkallë fansat e Tiranës shpalosën edhe një banderolë gjigante, ku shkruajnë “29 herë kampionë”. Në shtëpinë e tyre bardheblu pretendojnë se në vitet 1939, 1941 dhe 1967 u është tjetërsuar suksesi.

Ndërkohë në miniskenën e improvizuar në ‘Selman Stërmasi’ presidenti i klubit bardheblu Refik Halili, deklaroi se kontrata e parë e edicionit të ri është ajo e trajnerit Orges Shehi.

Sipas numrit 1 të klubit, Tirana do përforcohet shpejt dhe më pas do nisë përgatitjet për në turin e parë të Ligës së Kampionëve.

Festa:

Nën moderimin e gazetares Vilma Masha dhe aktorit Ledio Lako i ftuari i parë special Reshat Arbana mbajti ‘kumtesën’ ‘Tirona’ Më pas këngëtarë si Pajtim Struga, Renis Gjoka, Ronela Hajati, Valbona Mema, Bojken Lako, Artiola Toska ndezën atmosferën bardheblu./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!