Krymi: Luaj finalen dhe…

Prej disa viteve ka shkëlqyer te kuqeblutë. Ardit Krymi po luan ndeshjet e fundit me Vllazninë, pasi në fund të sezonit do të largohet nga shkodranët.

Lajmin e ka konfirmuar vetë mesfushori për “Panorama Sport”, i cili ka theksuar se menjëherë pas finales së Kupës së Shqipërisë me Laçin do të udhëtojë drejt Bjellorusisë për t’iu bashkuar ekipit të ti.

“Kësaj here arritja e trofeut të dytë radhazi i Kupës do të më shijonte edhe më tepër, pasi do të përkonte edhe me largimin tim nga Vllaznia”.

Më pas ai zbuloi edhe se ekipi i tij i ri do të jetë në Bjellorusi. “Kam folur edhe me presidentin Xhaferi dhe kemi rënë dakord që sapo të përfundojë takimi i Kupës, do të jem i lirë.

Unë me datë 1 qershor, pra pa mbushur 24 orë nga përfundimi i finales, do të nisem në drejtim të Bjellorusisë për t’u bashkuar me ekipin tim të ri”, ka thekusuar Krymi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!