Java e fundit/ Tirana feston zyrtarisht në “Selman Stërmasi”

Të enjten do të zhvillohet java e fundit e Abissnet Superiore për edicionin e 83-të Kombëtar të futbollit në Shqipëri.

Me verdikte të zgjidhura teksa pritet të mësohet (ose jo, ndoshta duhet pritur Kupa)) vetëm skuadra e fundit që do shkojë në Conference League, elita ka si pikë kryesore festën zyrtare të Tiranës kampione të edicionit 2021-22.

Në ‘Selman Stermasi’ bardheblutë e trajnerit Orges Shehi paraprakisht do të presin Kukësin e etur për tri pikë dhe më pas ceremonia e titullit numër 26-të.

Laçi- Partizani një takim i cili mund të vlejë thjesht për kurbinasit. Në dy aspekte. E para për të ndihmuar Guindon, golashënues me 18 gola për të fituar trofeun individual ndërsa tjetra lidhet me mbajtjen në tonus të formës sportive para finales së Kupës me Vllazninë në 31 maj.

Ndërkohë për të gjetur një duel të ‘motivuar’ duhet pikasur çifti Kastrioti-Vllaznia që sikunder te Tirana-Kukësi, dy udhëtueset duan deomos tri pikë për europën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!