Tirana përgatit festën e titullit, në lojë Europa dhe ‘Këpuca e Artë’

Këtë të enjte do të zhvillohet java e fundit e Abissnet Superiore për edicionin e 83-të Kombëtar të futbollit në Shqipëri.

Me verdikte të zgjidhura teksa pritet të mësohet ( ndoshta duhet pritur Kupa) vetëm skuadra e fundit që do shkojë në Conference League, elita ka si pikë kryesore festën zyrtare të Tiranës kampione të edicionit 2021-22.

Në ‘Selman Stermasi’ bardheblutë e trajnerit Orges Shehi paraprakisht do të presin Kukësin e etur për tri pikë dhe më pas ceremonia e titullit numër 26-të.

Laçi- Partizani një takim i cili mund të vlejë thjesht për kurbinasit. Në dy aspekte. E para për të ndihmuar Guindon, golashënues me 18 gola për të fituar trofeun individual ndërsa tjetra lidhet me mbajtjen në tonus të formës sportive para finales së Kupës me Vllazninë në 31 maj.

Rrogozhinë nuk dolën parashikimet pasi në kushtet e reja, Egnatia-Dinamo thjesht për statistikë. Dinamo është rrëzuar ndërsa vendasit e Ramadanit do të luajnë ndeshjen “play-out” ndaj Korabit pikërisht në shtëpi me 31 maj për biletën e fundit të Superiores 2022-23.

Ndërkohë java përmbyllëse e cila starton në 17:00 parashikon edhe duelet e tjera të cilat kalendari i servir si më poshtë.

Java e 36-të Abissnet Superiore

17:00

Tirana- Kukësi

Laçi- Partizani

Kastrioti-Vllaznia (në Kamëz)

Egnatia- Dinamo

Skënderbeu- Teuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!