Korabi fiton ndaj Apolonisë, e pret Egnatia

Finale play off në ‘Niko Dovana’: Korabi-Apolonia 3-2

Dibranët marrin biletën e skuadrës e cila do të luajë shanset e saj për ngjitjen në Superiore. Në duelin e sotëm luajtur në Durrës tej presionit të një finaljeje të këtij niveli, skuadra e Mziut shënoi një gol të bukur në minutën e parë me Gecin.

I menjëhershëm reagimi i fierakëve me një pasim klasi të Erisildo Smaçit për Jeton Krasniqin i cili me një goditje fluturimthi brenda zonës arrin të barazojë kur luhej e 6-ta.

Në pjesën e dytë Mziu shënon golin e dytë për Korabin ndërsa në 79′-ën pukjani Taulant Marku goleadori i dibranëve i dërgon në tre shifrat për verilindorët.

Në fund ka një karton të kuq për Dukën e Korabit ndërsa Diop shënon sa për statistikë dolin e dytë për fierakët. 3-2 final në sytë e Zekerija Ramadanit trajnerit të Egnatias…

Interesant fakti që 3 futbollistë, Sefgjinaj, Mehidri të Korabit dhe Smaçi te Apolonia kanë luajtur në të shkuarën së bashku me Laçin në Superiore. Kjo sfidë u drejtua nga ndërkombëtari Eldorjan Hamitaj./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!