Dinamo largon senatorët
Dinamo e rrëzuar në Kategori të Parë duket se ka nisur riformatimin nga e para. Klubi blu njofton sot se ka ndarë rrugët me katër senatorë:Agim Ibraimi, Aleksandër Sofranak, Aleksandar Isaevski dhe Goran Siljanovski i shtohen listës së të larguarëve të Dinamo e Tiranës.
Lajmin e kabërë vetë publik klubi me anë të një komunikate në profilin e tij në “Facebook”.
Njoftimi:
FC Dinamo njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarët Agim Ibraimi, Aleksandar Sofranac, Goran Siljanovski dhe Aleksandar Isaevski. Klubi dhe futbollistët kanë zgjidhur me marrëveshje dhe dakortësi kontratën, duke ndëprerë bashkëpunimin mes tyre dhe palët do vazhdojnë në drejtime të ndryshme në sezonin e ri.FC Dinamo falenderon lojtarët për kontributin e dhënê me fanellën blu dhe u uron suksese në karrierë.