E ardhmja/ Strakosha bisedon me Fulham

Pas gjashtë sezoneve radhazi, Tomas Strakosha portieri i Kombëtares kuqezi drejt largimit nga Lacio.

Tashmë aventura e Tomas Strakoshës te Lacio ka arritur në fund. Portieri shqiptar nuk do të rinovojë kontratën që i skadon në qershor dhe mund të vazhdojë karrierën në Premier League.

Sipas TuttoMercatoWeb, portieri është duke negociuar me Fulham, ekipin anglez të sapo promovuar.

Nyja për tu zgjidhur është vlera e lartë e kontratës në specifika të ndyshme për të cilën britanikët kanë versionin e tyre. Problemet, e gjasë lidhen me bonuset që portieri kërkon para nënshkrimit. Për Fulham kërkesa ndaj tyre shumë e lartë.

Në fakt për 27 vjeçarin e lindur në Greqi, ka patur interes edhe nga ekipe të tjera në ishull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!