Gravina: VAR të ndërhyjë kudo

Gjatë forumit “Futbolli që meriton Italia”, organizuar nga Corriere dello Sport, presidenti i FIGC-së Gabriele Gravina foli për risitë e mundshme për të ardhmen e këtij sporti:

“Tema e playoff-it dhe playout-it është përgjegjësi e FIGC-së, e cila duhet të jetë një sintezë në lidhje me ligat përkatëse. Nëse nuk arrijmë në një ulje të grupit profesional, duke shtuar ndeshje, e shoh komplekse.Ju e dini shumë mirë që unë e konsideroj playoff-in një ngjarje të jashtëzakonshme që më shpejt ose më vonë do të duhet të vlerësohet me kujdes.

Unë mendoj se Lega Serie A ka të gjitha mjetet për ta bërë këtë, me mbështetjen e Federatës. Futbolli italian tashmë ka propozuar VAR dhe kohë efektive, IFAB tha jo.

Colina shpjegoi se VAR nuk duhet limituar në dy-tre thirrje, por kurdo që ka paregullësi. Madje në çdo sektor të fushës. Anglia duket se don të kthehet mbrapa. Nuk gjej miratim të IFAB-it./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!