Dibala në lot, publiku e duartroket dhe vërshëllen drejtuesit

Në një ndeshje dy lamtumira. Fillimisht në minutën e 18-të Xhorxho Kielini dhe më pas Paulo Dibala shpërtheu në lot teksa i tha lamtumirë Juventusit pas ndeshjes së tij të fundit në Torino.

Kështu në të 78′-ën argjentinasi 28 vjeçar ndërsa luajti 291 ndeshje me bardhezinjtë (115 gola) doli nga fusha mes lotëve dhe ovacionëve të shumta të publikut.

E nëse për Kielinin pati vetëm duartrokitje për numrin 10-të, ovacionet u përzien me publikun që përshëdeste argjentinasin dhe vërshëllente drejtuesit Andrea Anjeli, Pavel Nedved dhe Mauricio Arrivabene të inkuadruar shpesh nga regjia televizive.

Sakaq mesfushori fitoi pesë tituj të Serie A dhe katër trofe të Kupës së Italisë me Juventus. /Sportiim.al/

(Video e dy lamtumirave Kielini- Dibala)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!