Zira, gjigandi shqiptar i ‘italianizuar’

Në Itali ekziston një numër rekord futbollistësh shqiptarë në të gjitha nivelet. Numërohen 12 358 lojtarë.

Shqipëria falë politikave të avancuara nga FSHF ka disa vite që zotëron bollëk talentësh në të gjitha skuadrat zinxhirë e deri te Kombëtarja A.

Dhe si zakonisht epiqendra e talentëve që vijnë te skuadrat kuqezi mbetet pista e huaj aty ku shumë lojtarë me origjinë nga vendi i Shqiponjave janë pikasur nga zyra dhe skautë pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kryesisht nga Italia, aty ky talentët e mëdhenj të vitëve të fundit Kumbulla, Asllani, Bajrami, Ndoj, Vrioni etj, nuk janë të vetmit. Thellë në klube jo elitare, gjenerohet jo pak cilësi.

Sidoqoftë, ndonjëherë, fakti i “mbajtjes” larg syrit të duhur, e veshur me mistere aspak profesionale bën që elementë të shumtë të këtyre niveleve mbulohen nga pluhuri i harresës. Për të ardhur keq…

Rasti i fundit lidhet me sulmuesin Leonardo Zira (tipik një numër 9). Lindur në Salerno dhe që aktivizohet prej janarit me Sangiustese (Ankona).

Të dhënat e Zirës janë impresionuese: Lindur në Nocera Inferiore, Salerno, 21 vjeç, 1,88 m dhe mbi 74 gola të shënuar që nga 2017-ta./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!