Qefalija, ‘diamanti’ i ri i Tiranës

U aktivizua në Luksemburg (pas min 86′), dje Shehi i dha më shumë minuta. Qefalija lojtari premtues te bardheblutë.

Tirana u eliminua nga Champions teksa u mund në dy takime nga luksemburgasit e Dudelanzh 0-1 dhe 1-2 dhe tani, do të ecë në kontinent me Conference League ndaj Zrinjski (Bosnje-Hercegovinë).

Gjithësesi, duket se klubi i madh shqiptar ka fituar gjetkë.

Veç emrave të njohur në skuadër, asaj loje të mirë në 45 minutat e para, dhe atij goli të Redon Xhixhës, te bardheblutë, dje u aktivizua një mesfushor i ri me emrin Klevi Qefalija duke u renditur te të ‘mirat’ e djeshme të Tiranës.

Të gjithë u befasuan nga vendimi i trajnerit Shehi për ti dhënë minuta në një sfidë aq të rëndësishme si ajo Tirana- Dudelanzh (skuadra për më tepër ishte duke humbur).

Në fakt, në fushë e gjitha rezultoi ndryshe. 18 vjeçari kryeqytetas, befasoi të gjithë me lëvizjet, triblimet e rivalëve, pasimet e sakta, vertikalizimet etj. Një ‘diamant’ i vërtetë te kampionët e Shqipërisë.

Edhe pse Qefalija ka debutuar sezonin e kaluar duket se tani thërret me “prepotencë”; “Jam gati”.

Në këtë rast, vetë stafi teknik me Orges Shehin në timon, lipset të bëjë atë që bëri dje. Ti japë më shumë minuta talentit të radhës te bardheblutë. Për të mos rënë në gabimet e së shkuarës. Rasti ‘Stafa’ nuk është larg./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!