Infrastruktura sportive/ Po Laçi kur do ndriçojë?

Kukës Arena’ një kryevepër e realizuar nga FSHF-qeveri në qytetin e Kukësit iu shtua hartës së impiantëve sportivë në vend duke e dërguar në katër numrin e stadiumëve modernë në ‘erën Duka’.

‘Elbasan Arena’, ‘Loro Boriçi’, ‘Air Albania Stadium’ dhe Kukës Arena’-n do ti kishin zili kushdo në Ballkan…

E ndërsa e gjithë gjeografia e impiantit me kapacitet 6 200 ndenjëse i ngjante fushave perendimore, befas mrekullia e radhës sportive, ngre disa pyetje të cilat nuk kanë aspak lidhje me punën kolosale të bërë nga faktorët e përfshirë në ndërtim.

Dihet që kampionati elitar, një gjetje speciale me formulën me 10 skuadra, ka vuajtur shumë për të ecur në rrjedhën e saj normale. Kryesisht mungesa e stadiumëve ka përshtjellur shpesh kalendarin ndërsa shumë klube u desh të udhëtonin si i “humburi në shkretëtirë”. Enkas për një shtëpi provizore…

Kukësi i cili erdhi në Superiore afro një dekadë më parë, vuajti për 4 vite mungesën e stadiumit. Po ashtu Partizani, Dinamo, Kastrioti. Pa shtuar këtu ndërhyrjet te stadiumet ‘Selman Stërmasi’, ‘Niko Dovana’, ‘Loro Boriçi’, ‘Laçi’ ‘Skënderbeu’ etj.

Por tema e analizës është gjetkë…

Me vitalizimin e Abissnet Superiore në aspektin e cilësisë së aktivitetëve futbollistike, qëllimin dhe projektet gjithnjë në rritje të vetë FSHF-së, vemendja duhet mbajtur te të gjitha ata klube që kanë bërë e bëjnë histori në futbollin vendas dhe atë europian.

Tirana (rikthehet sot por ‘Selman Stërmasi’ pret të ribëhët një arkitekturë sportive), Vllaznia, Kukësi, Skënderbeu, Teuta dhe Partizani (pret të inagurojë stadiumin në Tufinë) skuadra me traditë e shpesh garuese në kontinent, e kanë kopsitur disi situatën funksionale të stadiumëve përkatëse.

Në këtë rrjedhë konstatimi, mendimi shkon te klubet e tjera. Kështu Laçi skuadra që ishte të shtunën përballë Kukësit vendas në inagurim edhe pse prej vitit 2010 qëndron në katet e larta të Superiores, në impiant sportiv, ka mbetur statik.

Klubi kurbinas me dy Kupa të Shqipërisë dhe një Superkupë të fituar e mbi të gjitha në prag të pjesëmarrjes numër 9-të në kompeticionet e UEFA-s (Europa League dhe Conference League) aktualisht me koeficentin më të lartë nga shqiptaret në rang-listë (6.000), pret të “ndriçohet”.

E ndihmon pozicioni i shkëlqyer gjeografik dhe kritere të tjera si hapësira pa fund në fusha ku mund të operohet, pse jo dhe pikë referimi për rrethe të tjera të cilat kufizohen me Kurbinin.

E për të mbyllur, pa kërkuar argumentë të tjerë shtesë si luajtja e ndeshjeve në të njëjtën orë (me drita në javët e fundit), apo klube të qyteteve realitivisht të vogla që po trokasin në Superiore, lipset të rishihet strategjia (sipas meritave sportive). Përgjegjësitë dhe arritjet në sport kurrë nuk kanë një fund./Sportiim.al/

(Foto shoqëruse, kompleksi sportiv i Ajaksit, Holandë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!