Dinamo feston pikën e parë ‘Vanoliane’, Vllaznia ndërlikon europën
Java e 32: Dinamo- Vllaznia 0-0
Dianmo-Vllaznia në një ndeshje të dobët luajtur sot në ‘Elbasan Arena’ u ndal aty ku filloi te shifrat 0-0.
Blutë edhe pse morën një bonus dje teksa rivali më i afërt për shpëtim, Egnatia, u mund nga Laçi, teoria ‘vanoliane’ sikundër në 6 javët e kaluara, nuk funksionoi.
Në anën tjetër Vllaznia me mungesën e liderit Latifi, u pa shpesh konfuze dhe pa mendim. Kryesisht te pasi i fundit dhe konkludimi. Hiq lojën e mirë të dy mbrojtësve të krahut Hakaj e Gurishta, pikat e tjera të shkodranëve jo në lartësi.
Kësisjoi Dinamo mbetet në fund teksa së bashku me Skënderbeun (24 pikë) vetëm matematika i mban në Superiore. Egnatia e vendit të 8-të mban 34 pikë.
Për Vllazninë, vështirësohet europa ndërsa javën e 33-të do përballet me Kukësin në Shkodër. Të dyja skuadrat kanë nga 46 pikë.