Tirana pret zyrtarizimin e titullit
Bardheblutë përgatiten për festë, Tirana me tri pikë sot fiton titullin kampion për edicionin 2021-22
Në kryeqytetin shqiptar, impiantin ‘Selman Stërmasi’ me fillim orën 16:45, do të luhet ndeshja Tirana-Teuta. Praktikisht skuadra që dorëzon trofeun (Teuta) dhe ajo që laurohet për herë të 26 në histori (Tirana).
Në dukje gjithçka vjen natyrshëm ndërsa pikët janë ata që diktojnë. Megjithatë përpara se të shkohet te pritshmritë duhet pritur fundi i takimit.
Ndërkaq në Rrogozhinë do të luhet takimi Egnatia-Laçi. Sikundër dhe në Korçë aty ku në të njëjtën orë Skënderbeu pret krutanët.
Nëse në Rrogozhinë skuadrat pritet të luajnë pa shumë presion, ardhur nga pikët që skuadrat kanë (Egnatia shpreson për ti ikur zonës play out) në tabelë. E kundërta ngjet në duelin në juglindje aty ku vendasit ndoshta luajnë sfidën e fundit matematikore për qëndrim.
Java e 32-të:
16:45
Tirana-Teuta.
Egnatia- Laçi
Skënderbeu-Kastrioti
Të enjten 16:45 në Elbasan
Dinamo- Vllaznia (Elbasan Arena)
Kukësi- Partizani 1-2 (luajtur të martën)