Partizani shënon golat, Kukësi ‘shkel’ fushën

Abissnet Superiore: java e 32/ Kukësi- Partizani 1-2 (Milunoviç 52’/ Zhunior 26′, 40′)

Dukshëm e vështirë sfida e luajtur në ‘Kukës Arena’ mes Kukësit dhe Partizanit. Jo vetëm ndeshja e cila përkoi me aktin e parë të javës së 32-të Abissnet Superiore teksa prodhoi 1-2 për Partizanin mik por dhe për të raportuar te lexuesi atë cfarë ngjau në fushë e sidomos pas përfundimit të ndeshjes.

E për t’u qartësuar që në fillim, gjyqtari Eldorjan Hamiti në ndeshjen e tij të dytë në ‘Kukës Arena’ në dy takime të impiantit të ri, nxori 12 kartonë të vedhë dhe 3 të kuq. Tensioni prezent edhe në pankina.

Ndërkohë,Stenio Zhunior pasi ka bërë lëmsh në “rrjete” kur flet me mesazhe gjithfarësh për lekë apo vijimësinë, realizoi dy gola në pjesën e parë.

E dyta nis me golin e Milunoviç për vendasit por deri në fund shifrat mbetën 1-2. Por pikërisht kur skuadrat po përshendteshin me tifozët (Partizani) në fushë sikundër në dueline javës së kaluar me Laçin ka invadim paqësor të tifozerisë vendase.

Një veprim aspak i pranuar në rregulloret e futbollit çka mund të bëjë që këtë radhë kjo sjellje mund të kalojë në Disiplinë.

Longo? Nuk dihet nëse dhe këtë radhë do ketë besimin e Gjicit. Verilindorët po rrezikojnë seriozisht një vend në Conference League. Do të ishte viti i dytë radhazi pa ‘europë’./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!