FFK shkarkon Salihun

Ish Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu së fundi me detyrën e përfaqësuesit të lartë ligjor të FFK-së, pas një situate të vështirë teksa akuzohet se ka përçmuar dhe dizinformuar rreth FFK-së, sot është liruar përfundimisht nga detyrat që mbante në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Njoftimi i FFK:

“KE i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.

KE analizoi rrjedhën e garave në të gjitha rangjet duke konstatuar se garat kanë hyrë në fazën finale dhe po rrjedhin normalisht dhe sipas dinamikës së paraparë. KE në këtë fazë kërkon nga të gjitha organet që ta rrisin vigjilencën për mbarëvajtjen dhe përfundimin garave me sukses.

Me qëllim të ngritjes, masivizimit dhe zhvillimit të futbollit të grup-moshave të reja KE mori vendim  që të themelojë Komisionin për rekonstruimin e këtyre garave e në këtë drejtim edhe themelimin e Ligës së 4-t, duke u bazuar në kërkesat e shumta.

Po ashtu KE mori vendim për riorganizimin e trajnerëve nëpër rajone me qëllim të intensifikimit të përzgjedhjes së futbollistëve nëpër rajone.

KE duke i dhënë përkrahje të plotë futbollit të femrave ka marrë vendim për themelimin e Ligës U13 të femrave.

KE caktoi edhe datën e zhvillimit të ndeshjes finale të  Kupës  së Kosovës, e cila do të mbahet më 26 maj, ndërsa para saj do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.

Po ashtu KE caktoi edhe datat zhvillimit të ndeshjeve të barazhit, dhe atë ndeshja e barazhit për Superligë më 28 maj, ndërsa ndeshja e barazhit për Ligën e parë më 21 maj 2022.

KE pas shqyrtimit të shkeljeve disiplinore nga ana e Eroll Salihut, drejtor sportiv dhe Këshilltar i lartë ligjor mori vendim që t’i ndërpritet marrëdhënia e punës dhe i njëjti do të njoftohet në formë të shkuar.

KE shqyrtoi edhe Parashtresa dhe ankesat drejtuar këtij organi.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!