Duka përshëndet zgjedhjet e FFK-së, progres i dukshëm…

Sot në ambientet e FFK-së u zhvilluan zgjedhjet për Pesident të Federatës së Futbollit të Kosovës, me verdiktin final: fitues kandidati i vetëm Agim Ademi.

Ndërkaq krahas autoritetëve të tjera ardhur nga FIFA e UEFA asistoi edhe anëtari i KE të UEFA-s dhe njëherësh presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Në fjalën e tij përshëndetëse Duka theksoi ndër të tjera se ecuria e futbollit dhe vetë FFK-ja janë rritur në tregues dhe se e ardhmja e futbollit Dardan, mbetet e sigurtë.

Duka:

“Është një nder për mua që të jem i pranishëm me disa figura të njohura të sportit në Kosovës, po ashtu edhe me përfaqësuesit e dërguar nga FIFA dhe UEFA.

Dua t’i përshëndes të dërguarit e presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin, që shumë shpejtë pritet ta vizitojë Kosovën për t’i parë nga afër zhvillimet në infrastrukturë

FFK është një organizatë që mund t’i menaxhojë shumë mirë të gjitha projektet në futbollin në Kosovës, pasi nën menaxhimin e presidentit Agim Ademi janë bërë të munduar edhe zhvillimi i disa fushave, siç është ajo në Hajvali”. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!