Kielini: Koha për tu tërhequr nga Kombëtarja

Fituesi i UEFA ‘EURO 2020’ Italia, përballet me fituesin e CONMEBOL ‘Copa América 2021’ Argjentina në një “Finale të madhe” në Londër më 1 qershor 2022

Xhorxhio Kielini njoftoi lamtumirën e tij me kombëtaren: “Në moshën 38 është normale të ndalosh dhe të kuptosh gjërat. Nëse jam mirë, do të luaj dhe do t’i them lamtumirë kombëtares në Wembley, aty ku arrita kulmin e karrierës (fitoi verën e kaluar ‘Euro 2020’).

Azzurri me një ndeshje festive si ajo me Argjentinën: për mua do të jetë e fundit me Italinë, jam i sigurt. Le të lëmë vend për djemtë që janë të mirë”.

Kombëtarja e Italisë do të përballet me Argjentinën më 1 qershor në edicionin e parë të finales, një kupë e krijuar nga UEFA-CONMEBOL me fituesit e Kampionatit Europian ndaj kampionëve të Amerikës së Jugut.

Për Kelinin i cili në vitin 2018 mori shiritin e kapitenit nga Bufon, ajo me Argjentinën do të ishte prezenca e 117-të me fanellën blu (21 si kapiten), e me tetë gola të shënuar duke kulmuar me triumfin në ‘Euro 2020’. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!